Pse mungoi Jonida Maliqi në dasmën e Armina Mevlanit

Oct 1, 2022 | 22:53
SHPËRNDAJE

Natyrisht që në ceremoninë e Arminës dhe Shkëlzenit kishte edhe personazhe që munguan. Ajo që u vu re ishte pikërisht mungesa e Jonida Maliqit. Këngëtarja dhe blogerja prej vitesh kanë qenë mikesha shumë të ngushta, madje për disa kohë kanë bashkëpunuar edhe në biznes së bashku.

Por të gjithë u habitën kur pamë se të dielën Jonida vijoi angazhimin e saj në “E diela shqiptare”, teksa pritej të niste dasma. Sipas burimeve nga njerëz afër Arminës dhe Jonidës, na bëjnë me dije se Jonida ka qenë e ftuar në dasmë, por ka refuzuar të jetë prezent. Ende nuk dihen arsyet e kësaj mungese, duke qenë se miqtë e afërt flasin se mes tyre nuk ka ndodhur ndonjëherë një zënkë.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar lajmin se këngëtarja është përballur me një surprizë pak kohë para dasme, çfarë e ka detyruar që të anulojë pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni. “Të gjithë kanë pyetur pse Jonida mungon në dasmë, por mes saj dhe Arminës nuk ka asnjë ftohje e as ndonjë zënkë që mund të jetë përfolur. Përkundrazi, ato vazhdojnë të ruajnë një shoqëri të mirë me njëra-tjetrën.

Ka qenë një surprizë e fundit që e ka lënë Jonidën pa shkuar në dasmë, edhe pse ishte kujdesur për çdo detaj, nga veshja tek grimi. Bëhet fjalë për një arsye tërësisht personale, të cilën Jonida ka vendosur të mos e komentojë. Mjafton që raportet midis dy vajzave janë shumë mirë dhe nuk ka më vend për aludime”, shkruhej për marrëdhënien mes dy vajzave.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse dy vajzat do t’i shohim sërish në krah të njëra-tjetrës, këtë herë si mikesha. Kujtojmë se prej disa kohësh ato nuk janë më bashkëpunëtore në biznes, duke e kufizuar marrëdhënien e tyre vetën në marrëdhënie miqësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura