Meta: Normale të takohem me Ramën në PSE

Sep 29, 2012 | 17:10
SHPËRNDAJE
BRUKSEL- “Unë jam këtu për t’u takuar me të gjithë drejtuesit e partive socialiste dhe socialdemokrate të Ballkanit e të Europës dhe është normale që të takohemi edhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë”. Keshtu i eshte pergjigjur interesit te medias, per takimin mes tij dhe Rames ne Bruksel, kreu i LSI-se, Ilir Meta.
Në një prononcim për mediat shqiptare të pranishme ne Bruksel, Meta theksoi se, politika ne Shqiperi duhet te tregoje vullnet dhe konsensus per miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte dhe reformen parlamentare, si ceshtje shume te rendesishme te integrimit.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste Europiane, me ftesë të liderëve të PSE-së. Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur mes socialistëve europianë për Ballkanin ai deklaroi se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Intervista per mediat

Z. Meta, cili është komenti juaj në lidhje me ecurinë procesit të integrimit europian të Shqipërisë?
Pjesa më e madhe e 12 prioriteteve tashmë janë realizuar apo plotësuar pavarësisht se mbeten ende disa çështje të rëndësishme sikurse është miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, miratimi i rregullores së procedurave parlamentare. Unë shpresoj dhe besoj se në ditët që kanë mbetur këto çështje me konsensus dhe me vullnet të zgjidhen, të tejkalohen, dhe komisioni të ketë mundësinë që të bëjë një propozim sa më pozitiv për Shqipërinë.
Çfarë shprehu konkretisht Komisioneri për Zgjerimin në takim?
Komisioneri shprehu faktin se natyrisht politikat e zgjerimit zhvillohen në një terren dhe në një kontekst më të vështirë se në të kaluarën për shkak të sfidave të reja me të cilat ndeshet Europa por absolutisht ai u shpreh inkurajues për vazhdimin e zgjerimit, natyrisht bazuar në meritat individuale të çdo vendi.
A pati një takim të posaçëm mes Jush dhe Kryetarit të PS-së, z. Rama?
 Unë jam këtu për tu takuar me të gjithë drejtuesit e partive socialiste dhe socialdemokrate të Ballkanit e të Europës dhe është normale që të takohemi edhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura