“Pse heshtin themeluesit e forumit të trashëgimisë, Shkreli dhe Lame? Dikur kritikonin dhe mbronin…”

Mar 23, 2018 | 16:56
SHPËRNDAJE

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtarë dhe ndërtimin e një objekti të ri të rrethuar më kulla vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Ky debat u zhvendos mbrëmë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News 24” ku analisti Fatos Lubonja mbrojti idenë se prishja e godinës aktuale është shkatërrimi i historisë që po i bëhet kryeqytetit.

lubon

Lubonja përmendi ndër të tjera edhe heshtjen e arkitektit Artan Shkreli dhe studiuesit Artan Lame të cilët kanë qenë shpesh herë aktivë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Lubonja tha se në kohën kur Rama ishte në opozitë të dy ata duke themeluar edhe forumin e trashëgimisë ishin në mbrojtje të trashëgimisë e ndërsa sot heshtin.

 

“E ke dëgjuar atë shprehjen “fjala është argjend dhe heshtja është flori”, tani nga njëherë bën inversion, sepse heshtja mund të jetë flori për personin vetë se I intereson, por për publikun mund të bëhet argjend. Heshtja edhe flori fjala. Ne kemi nevojë për njerëz, dhe aq më tepër në këto debate. Aq më tepër për njerëz që kanë peshë publike , që janë të angazhuar lidhur me këtë temë, që kanë folur. Janë specialistë, janë edhe arkitektë, Shkrelin përmendët ju, Lamen përmend unë gjithmonë.

Ata kanë një forum i trashëgimisë, që kanë themeluar dhe ai forumi i trashëgimisë nëse ju kujtohet në periudhën kur Rama ishte në opozitë ishte shumë aktiv. Më kujtohet atëherë që bëheshin shumë protesta. Dy që më kujtohet, janë protestat kur u prishëm kangjellat e parkut që u morën, u prishën kangjellat e periudhës italiane dhe me sa kujtoj unë, Lame tha “do shkoj të lidhem atje”.

Pati shumë njerëz. Tjetër nëse ju kujtohet, kësaj here ishin kangjellat e presidencës, dhe u protestua se u konsiderua si një kujtim ndaj kujtesës. Krim ndaj kujtesës, ndaj së asaj ndërtese që ishte ndërtuar atje.

Tani nuk flet gjë farë më forumi për trashëgimi, që duket sikur janë instrumente pushteti këta.

Sikur nuk kanë më parime. Dhe pastaj vijnë në pushtet dhe heshtin. Tani pse heshtin është termë e gjatë edhe pse mendoj që edhe me heshtjen ata flasin në mënyrë të argjendtë jo në mënyrë të florinjtë.

Se më përpara më kujtohet që dilte Shkreli dhe e mbronte Ramën vazhdimisht për këto vendime se ka qenë njëri i afërt i tij.  Para se të vinte në pushtet. Tema është shumë e gjatë, heshtje kjo, largim ky. Ç’ është ky? Është reagim përtej kullave. Pse heshtin?” tha Lubonja.

Ai tha gjithashtu se ne arkitekturën e kemi konsideruar në mënyrë të mbrapshtë, dhe se e kimi shkaktërruar duke ndërtuar pallate pa vlerë.

 

 

Këtu ka një problem me këta rilindësit, që këta i kemi pasur një një studio, dhe kemi pasur atë Vangjush Dakon e Durrësit që po ngre një velierë tek kulla veneciane, tha që ne po ndërtojmë këtu për turistët që do vijnë pas 300 vjetësh. Se Veliera do të mbetej dhe kulla veneciane i ka ikur koha. Ky është problemi se midis të tjerave këtu ne e kemi konsideruar arkitekturën tonë në një mënyrë të mbrapshtë. Kudo që lexon për arkitekturën thonë se është si një libër ku ti ke historinë tënde.

Dhe është kapitullin e parë, kapitulli, osman, kapitulli i arkeologjisë greko-romake si Butrinti, ke pastaj arkitekturën italiane, pastaj edhe sovjetike, edhe të Enver Hoxhës. Normalisht kjo është historia që duhet të ruhet. Ne arkitekturën osmane e shkatërruam. Pastaj edhe arkitekturën italiane me ndërtesa shumë të bukura dhe ato i prishën Shkatërron përsëri dhe fillon nga zero. Tirana historike ka humbur ato që thotë Shkreli. Ka shkatërruar vendin e kujtesës, rrugicat dhe vendin ku kanë jetuar njerëzi dhe janë zëvendësuar me pallate pa asnjë vlerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura