Pse francezet janë gjithnjë elegante!?

Jun 30, 2014 | 14:41
SHPËRNDAJE

Mireille Guiliane tregon ca sekrete të një bote që nuk është vetëm mit.

“Të hash do të thotë para së gjithash të gatuash, të çlodhesh, të ndash me të tjerë; një vakt është pra një rast për të festuar gjithmonë”.

“The Times” e ka konsideruar një libër “të lehtë”, por gjithashtu të kënaqshëm. Sigurisht që Mireille Guiliano, autorja e librit “Francezet janë gjithnjë të bukura” e ka thënë që në fillim, ato o i urren, o i do, por nëse je ziliqare, me siguri që është varianti i parë.
Po, sepse librat e Guiliano, franceze që banon mes New York-ut, Parisit dhe Provencas, janë një himn rreth bukurisë, elegancës, klasit dhe sharmit të patrioteve të saj, francezeve. Libri i saj  i mëparshëm, “Francezet nuk shëndoshen”, ka qenë best-seller me tre milion kopje të shitura. Por, çfarë kanë francezet më shumë sesa ne tokësorët e tjerë me rrudha, celulit, bark e flokë të shpupurishura?! Dhe pse duket që të vlejë vetëm për to motoja e Coco Channel: “Askush nuk është më i ri pas të 40-tave, por i parezistueshëm mund të jesh në çdo moshë”!

Si është e mundur që natyra është treguar kaq bujare me francezet?
Dua të them menjëherë që francezët pëlqejnë të jenë provokues, kështu që edhe titujt e librave të mi janë të tillë. Sigurisht që ekzistojnë edhe femra franceze që shëndoshen, që bëjnë lifting ose që nuk janë tërheqëse. Është jeta! Por, të gjitha gratë franceze që moshohen me stil e sharm kanë merita: do të thotë që-me natyrshmëri dhe pa shpenzuar miliona- janë kujdesur për të zgjedhur gjërat e duhura për veten. Që nga ushqimi i mirë, sporti, dielli i moderuar dhe veshjet e duhura. Nuk është nevoja të torturoheni, mjafton të lini feminilitetin të lirë.
A munden vërtet francezet të qëndrojnë në formë duke ngrënë bagetë me gjalpë, vezë të skuqura dhe duke pirë verë sa duan?
Sigurisht, me globalizimin dhe bombardimin e reklamave, disa gra franceze janë ndikuar nga dietat absurde dhe “in” të momentit, që unë i shoh krejt të pavlera. Por, në përgjithësi, mund t’ju siguroj që francezet janë të zonjat në artin e “masës”, për të shijuar gjërat që duan në doza të vogla. Askush nuk privohet as nga ëmbëlsirat e as nga vera. Por, nëse një ditë vendosin të “abuzojnë”, ditët e tjera do të kujdesen të jenë të lehta në gjithçka.
Nga përvoja juaj, a ka një përbërës sekret për të qëndruar në formë pa hequr dorë nga ushqimi?
Ka formula magjike, por e para dhe më e rëndësishmja është lëvizja. Pra, të konsumosh ushqim ulur në tryezë, duke u përtypur ngadalë, duke u ndalur mes një kafshate dhe një tjetre bën të shijosh edhe ushqimin më mirë. Pra, të hash me vetëdije, gjë e rrallë këtyre kohërave! Pastaj, francezet lëvizin shumë. Këshilla ime? Ecni shumë. Është falas dhe funksionon!
Ju jeni rritur në Rombas, në Lorraine, tokë e shefave gastronomikë, cila është marrëdhënia juaj me ushqimin?
E pranoj që familja ime është pak e fiksuar me ushqimin: kemi pasur përherë një kopsht të madh me fruta dhe një fermë të vogël. Mendoj që në përgjithësi, të gjithë francezët janë hedonistë dhe duan të shijojnë kënaqësitë e vogla të ushqimit të mirë. Thënë këtë, për mua dhe patriotet e mia, të hash do të thotë para së gjithash të gatuash, të çlodhesh, të ndash me të tjerë; një vakt është pra një rast për të festuar gjithmonë.
Çfarë mendoni për bukurinë e kolme? A janë këto gra, sipas jush, më pak shik se francezet superelegante?
E kolme është OK, por ka një cak të hollë që kapërcehet lehtë.  Mendoj që të arrish ta mbash këtë peshë “normale” është kompromisi më i mirë. Por, duhet të dinë nga ana tjetër të zgjedhin veshjet e duhura. Nuk ekziston një bukuri e vetme, për fat.
A mendoni që për shkak të librave tuaj francezet do të urrehen në çdo cep të botës?
Nuk jam një njeri që trembem kollaj, përkundrazi. Më pëlqen të rrezikoj. Edhe pse, sa më shumë që rrezikoj me librat e mi, aq më shumë zbuloj që Franca dhe francezet janë të adhuruara nga të gjithë. Pra, nuk kam ndërmend të ndalem!

Lazanjë pranverore me perime
Përbërësit:
Patëllxhane
Kunguj
Speca të kuq dhe jeshil
Lule kungulli
Domate
Erëza sipas dëshirës
Vaj ulliri
Hudhër
Kripë

Për brumin:
Miell integral
Vezë
Ujë
Pak kripë

Për salcën beshamel
Gjalpë
Miell
Qumësht
Arrë moskat
Kripë, piper
Mix djathrash

Përgatitja:
Së pari përgatisni brumin dhe lëreni të vijë për rreth 30 minuta.
Ndërkaq, prisni “julien” të gjitha perimet dhe piqini në furrë bashkë. Hapni tri petë brumi jo të holla dhe shtroni së pari një poshtë, mbusheni me perime, përsëriteni veprimin edhe një herë. Shtroni petën e fundit dhe sipër saj lulet e kungullit bashkë me salcën beshamelë. Futeni sërish në furrë deri sa të piqet.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura