“Pse ç’a kanë ata që punojnë në Bashki më shumë se unë?” Rama tregon bisedën me djalin në Berat: I thashë…

Feb 24, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten e takimeve sot ne Berat me drejtues te administrates vendore e qendrore ku nder te tjera ka nenvizuar faktin se abuzimet me skemen e ndihmes ekonomike do te marrin fund dhe se ata qe kane mundesi per te punuar, nuk do te marrin “asnje kokerr leku”, sic tha Rama.

RAMA NE BERAT

“Dje sapo kemi dalë këtej nga takimi, kam ndeshur me një person, një alamet djali rreth të 40-ave, në formë fizike absolutisht të admirueshme që kërkonte ndihmë ekonomike dhe në mënyrë të përsëritur i kam thënë që nesër ti mund të fillosh punë, e donte patjetër në bashki, ndërkohë që vazhdimisht pyetjes sime a je gati të fillosh në privat, i përgjigjej pse cfarë kanë ata që punojnë në bashki më shumë se unë, më të mirë janë ata?

Pra ideja që dua 50 mijë lekë nëse s’më jepni punë në bashki është një ide që nuk do gjejë vesh tek ne, se ndihma ekonomike në rradhë të parë është ndihmë për familje në pamundësi reale dhe në varfëri reale”, u shpreh shefi i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura