“PS lëvizje të rrezikshme duke vendosur ‘senatorët’ në listën e ‘zjarrit’”/ Shpëtim Nazarko flet për listat e kandidatëve për deputetë: Kostot do t’i paguajë…

Mar 10, 2021 | 22:18
SHPËRNDAJE

Duke komentuar vendimin e Partisë Socialiste për të vendosur “senatorët” e partisë në lista jo fituese, analisti Shpëtim Nazarko e konsideron një lëvizje të gabuar.

gthth-770x431

Ai thotë se për këtë, do t’i bie pesha më shumë Erion Veliajt si drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës.

Nazarko u shpreh në “Real Story” në News 24 se PS ka bërë një lëvizje të rrezikshme duke vendosur senatorët e partisë në “kufirin e zjarrit”.

“Unë jam dakord se këto janë lodra të vogla të shpikura nga Rama. Si shahist jam në gjendje të kuptoj kalkulimet që i bën i pari. Nëse zgjedhjet bëhen nesër dhe humb Rama, por kush fiton e majta apo e djathta se kemi koalicion PD-LSI.

Rama që ka 20 e ca vite në politikë, në të gjitha sondazhet ka një kuotë një përqindje të lartë, që do të thotë se të tjerët të merren me mizat e vogla duhet të kuptojnë të madhen. Këto manovra nuk kanë vlerë për Ramën.

Ky sistemi i ndarjes së koalicioneve i ka pëlqyer dhe Bashës. Pse? Sepse nëse LSI ka pasur 19 deputetë në zgjedhjet e fundit, ku do i strehonte në vende të sigurta. Në 2009 nuk ka qenë aleancë e PD me LSI dhe ata dolën 73 mijë vota më shumë se PS. Sot kjo përkthehet si avantazh, këta e dinë që bëjnë me aleancë me njëra-tjetrën. Nëse në 2009 PD dhe LSI kishin 73 mijë vota më tepër se PS, sot ata kanë 73 mijë vota më pak. Kjo diferencë mbushet nga PDIU-ja. Çdo parti e ruan pjesë të senatorëve të vet, Xhafajn si senator i reformës.

Do i bie më shumë pesha e Erjonit, si drejtues politik i qarkut të Tiranës. Rama do të thotë nëse humbim, kaq ishte e vlera e votës tuaj, nëse kishit vota këto ua ka dhënë PS-ja. Nëse fiton Rama ata do të bëjë vendin, sepse ka PS pa këta, e ka rinovuar. Unë jam shahist, unë them kështu, nëse ky njeri ka 20 e ca vite në politikë dhe pas dy mandateve që është konsumuar dhe bën lëvizje të tilla, është një lojtar për t’i hequr kapelën”, tha Nazarko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura