Pr/vendimi për shembjen e godinave 50-vjeçare, eksperti Zef Preçi për Panorama TV: Interesin publik qeveria e mbulon si gjethe fiku, pas janë oligarkët. Duan të ushqejnë patronazhistët dhe…

Mar 1, 2023 | 12:33
SHPËRNDAJE

Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar projekt vendimin e Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare.

Preçi e ka quajtur të drejtë shqetësimin e qeverisë për ndërtimet e vjetra, por nëse ky shqetësim do “ishin të motivuar nga interesi publik”.

E nëse kjo do të ndodhte, sipas ekspertit, qeveria “do fokusoheshin në rishikimin e digave, urave, tuneleve, objekteve të rëndësisë të vecantë, ato që kanë mbet në këmbë akoma”.

“Kjo nismë në thelb më shumë se sa interesin publik sipërfaqësor që mbulon si gjethe fiku ka interesat e oligarkisë për pjesën më të cmueshme të trojeve.

Ndaj në projektvendim nuk thuhet asgjë për trojet dhe si do përdoren.

Test me rindërtimin që ua merr atyre që e kanë zotëruar tokën dhe ua jep klientëve të saj për të ndërtuar kompleksë të mëdha banimi.

Marrëzia shkon aq larg sa bashkia Tiranë ngre ndërmjarrje të posaçme sa për t’u larguar vëmendja dhe pastaj u kalon atyre që kanë para, ku një peshë të rëndësishme zënë klientët e tenderave dhe personat e dyshimtë.

Qendrimet e qeverisë janë që të përpunojnë e të përpiqen të ndikojnë opinionin publik, të ushqejnë patronazhistët e të krijojnë terrenin për të marrë nën kontroll sipërfaqe në pjesë të rëndësishme të qytetit.

Një përpjeke për të marrë nën kontroll troje për të krijuara troje të reja, të testuara me rindërtimet te 5 Maji apo Kombinat në thelb një shkelje e kushtetutës. Cenim i rendit kushtetues e sigurisë juridike. Ndikon negativkisht në klimën e biznesit në vend“, tha eksperti për Panorama TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura