“Provoi prangat, t’errtë qelinë, për të mjerët, lëshoi kushtrim”, Basha poston kushtrimin e poetit Havzi Nela, në 32 vjetorin e varjes së tij

Aug 10, 2020 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale kushtrimin e poetit disident Havzi Nela. Një mesazh për lirinë, në 32 vjetorin e varjes së tij.

Basha e vlerëson Havzi Nelën si poetin e pavdekësisë.

Untitled

POSTIMI

“Thoni: Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët, lëshoi kushtrim.
Thoni se: E qorroi terri
Thoni: Dielli nuk u ngrohu.
Thoni se: E trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: Çohu!”
Havzi Nela – Poeti i pavdeksisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura