Protestuan duke bllokuar aksin Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht tre persona/ Policia: Hoqën dhe dëmtuan barrierat e rrugës

Sep 25, 2021 | 9:35
SHPËRNDAJE

Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Elbasan, pasi dje penguan qarkullimin e mjeteve duke hequr barrierat e rrugës së vendosura nga ARRSH. 

bllok

Aksioni u ndërmorr nga banorët në shenjë proteste ndaj vendosjes së barrierave, që sipas tyre i detyrojnë të ecin për 4 km, në mënyrë që të dalin në qytet.

Banorët bllokuan dje në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan, dhe kërkuar zgjidhje qoftë me një mbikalim apo nënkalim.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi  këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura