Protestat e sindikatave greke, pika doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri në datën 4 prill! Njoftimi i rëndësishëm për udhëtarët: Do të lejohet të kalojnë vetëm…

Apr 1, 2024 | 11:34
SHPËRNDAJE

Pika doganore greke në Kapshticë do të jetë e mbyllur deri në datën 4 prill për shkak të protestave nga sindikatat në vendin fqinj.

kapshtic 6

Pika kufitare do të jetë e mbyllur prej orës 05:30 të datës 02 prill, deri më datë 04 prill në orën 05:30 dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

 

Njoftimi i policisë:

DVKM Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura