Protesta para bashkisë së Tiranës, Ambasada Italiane dënon dhunën: Nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme

Apr 19, 2024 | 18:01
SHPËRNDAJE

Ambasada Italiane ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës.

protesta para bashkise

Në një reagim ambasada thotë e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme.

“Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”, shkruan ambasada.

Reagimi i ambasadës së Italisë vjen pas reagimeve nga ambasada amerikane, ajo britanike, BE dhe OSBE.

LEXO EDHE: 

“Duhet respektuar ligji”- Protesta në Bashkinë e Tiranës, reagon ambasada e Britanisë: Përdorimi i molotoveve nuk ka vend në demokraci

Protesta me molotov/ Reagon Ambasada e SHBA: Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune

“Dënojmë dhunën gjatë protestës”- Reagon delegacioni i BE në Shqipëri: Akte të tilla s’kanë vend në një shoqëri demokratike

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura