Privatizimi i PTK-së, përleshje para Kuvendit

Mar 31, 2011 | 13:27
SHPËRNDAJE

PRISHTINE- Perleshje mes protestuesve dhe policise para Kuvendit te Kosoves. Protestuesit e sindikates se Pavarur se Punëtorëve të PTK-së thyejne deren e Kuvendit te Kosoves dhe perleshen me policine ne tentative per te hyre me dhune ne Kuvend. Protesta ka degjeneruar ne dhune, nderkohe qe policia ka perdorur gaz lotsjelles.

Njoftohet se gjatë përballjes midis protestuesve dhe policisë, janë lënduar dy gazetarë Saranda Rama e KTV-së dhe Arton Mulliqi i RTV 21. Ata janë transportuar dhe po trajtohen në QKUK.

Gjithcka nisi kur protestuesit moren vesh miratimin e Buxhetit për vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, ku përfshihet edhe privatizimi i PTK-së, te cilen ata e kane kundershtuar me force.

Bashkë me protestuesit gjenden edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë lene sallen e Kuvendit dhe kane dale ne perkrahje te tyre.
Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i punëtorëve të PTK-së. Gjatë tentimit për të hyrë në oborrin e Kuvendit po brohorasin “hajna-hajna”.
Ata po kundërshtojnë privatizimin e ndërmarrjes së tyre, pasi shfaqin frikën se një numër i tyre do të mbes pa punë pasi të privatizohet PTK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura