Protesta e PD/ Kërkesat e zyrtarit të PPE: Rama lëre qeverinë. Meta merr përgjegjësinë

Feb 26, 2017 | 18:42
SHPËRNDAJE

 

Në protestën e opozitës ditën e sotme, përveç zyrtarit të partisë së Angela Merkel, i pranishëm ishte edhe kryetari i unionit të të rinjve të djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira. Gjatë fjalës së tij pas mbështetjes që i ofroi të rinjve dhe njerëzve që kërkonin demokracinë dhe shtetin e lirë, Javier i bëri thirrje kryeministrit Rama që të linte qeverinë.

45

Ai gjithashtu pati edhe një mesazh për kreun e LSI-së, Ilir Meta ku i tha se duhet të merrte përgjegjësinë për të nxjerrë Ramën nga qeveria.

“Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marri përgjegjësinë, Meta nëse je socialist i vërtetë, nxirre Ramën nga qeveria,” tha Javier Hurtado Mira.

Ndër të tjera zyrtari evropian përgëzoi të rinjtë shqiptarë, pasi sipas tij ata i jepnin kurajo europianëve për të ecur para.

“Vij nga Spanja, kam ardhur shumë herë këtu, është një vend që në fillim nuk e kupton mirë, por pastaj arrin ta duash, se është e mbushur me njerëz fantastikë që flasin me zemër. Dua që mos ta lini këtë luftë kundër kriminelëve në parlament. Kemi detyrën t’i tregoni Eruopës që Shqipëria është një vend i pastër. Është një vend i ri, dhe sot jeni shumë të rinj, jeni guximi që ne europianëve na jepni kurajën që të ecim para. Kjo është e ardhmja, ne jemi miq të Shqipërisë dhe njerëze që duan demokracinë,” tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura