Protesta e opozitës, ambasada amerikane shtetasve të saj: Zonat që duhet të shmangni

Jan 26, 2018 | 15:50
SHPËRNDAJE

Ambasada amerikane në Tiranë ka lëshuar një mesazh për shtetasit amerikanë në vendin tonë, lidhur me protestën që do të mbajë nesër opozita.

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-300x220

 

Ambasada bën thirrje që të shmanget lëvizja në zonat si Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe Sheshi Skënderbej.

NJOFTIMI I AMBASADES

Pikat ku do të bëhet mbledhja e njerëzve përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, lagjet e mëposhtme në Tiranë, Shqipëri:

Bulevardi Deshmoret e Kombit, në afërsi të Zyrës së Kryeministrit

Sheshi Nënë Tereza

Sheshi Skënderbej

Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.

Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.

Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura