Protesta e kontrollorëve/ Duka: Qeveria përgjegjëse! Kriza të zgjidhet pa e ndaluar asnjë sekondë punën

Apr 7, 2021 | 21:22
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajror të Albcontrol në aeroportin e Rinasit.
agron-duka paa

Duka thotë se palët duhet ta zgjidhin në dinamikë këtë çështje, por duke mos e ndalur në asnjë moment punën.

“Edhe pse ajo përpiqet ” tia lë dobiçin në derë “opozitës – kjo nuk e përjashton nga detyrimi për ri-funksionimin normal të trafikut ajror menjëherë”, shkruan ndër të tjera Duka.

Reagimi i plotë:

Palet duhet t’a zgjidhin në dinamik  këtë krizë që vjen nga keq manaxhimi  i tejzgjatur i kompanisë –  pa e ndaluar asnjë sekondë punën.

Mijëra individevë  të prekur nga covid – luftojnë me jetën.

Ekonomia akoma lëngon nga kriza.

Turizmi vuan nga mungesa e turistëve.

Paqartësitë dhe pasiguritë e dëmtojnë akoma më shumë cdo shqiptarë.

Shqipëria perkeqëson ambientin e të bërit biznes.

Qeveria nuk është e virgjër  në këtë krizë por përgjegjëse.

Edhe pse ajo përpiqet ” tia lë dobiçin në derë “opozitës – kjo nuk e përjashton nga detyrimi për ri-funksionimin normal të trafikut ajror menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura