Propozimi i grupit të PD, Meçani në Panorama TV: Zgjedhjet nuk fillojnë nga bërthama, por nga koka. Basha ndryshonte drejtuesit e strukturave çdo dy vite, kishte qëllim…

Jun 6, 2023 | 22:28
SHPËRNDAJE

Gazetarja Juela Meçani ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. E ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ajo u shpreh se kërkesa e ngritur nga grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi i ka përngjarë me mënyrën si Lulzim Basha e drejtonte partinë.

Sipas saj kjo bëhet në mënyrë që të kishte shumë të pakënaqur në radhët e PD, duke bërë çdo dy vite zgjedhjet në struktura.

“Ajo që pashë aty ishte që përçarjen e kristalizon edhe më shumë sepse kërkohej të bëheshin zgjedhje që nga bërthama ndërkohë që duhet filluar që nga koka.

Si gjithmonë fillojnë nga seksionet. Më kujtoi Lulzim Basha kur drejtonte Partinë Demokratike çdo dy vjet bënte zgjedhje në struktura. Ishte një mënyrë që të bënte sa  më shumë të pakënaqur. Kishte pakënaqësi që në Bashkinë e Tiranës. Të djathtët kishin urrejtje për mënyrën si drejtohej bashkia e drejtuat prej tyre.

Tani kërkohet e njëjta gjë. Kërkohen të bëhen zgjedhje duke mos llogaritur që para pak muajsh janë bërë zgjedhje. Tani vjen në këtë gjendje dhe largon dhe disa të tjerë që i janë gjendur Partisë Demokratike në ditët më të vështira. Këta njerëz nuk duan t’ia dinë fare për bashkim”, deklaroi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura