“Propagandën lëre për te shkallët e Kryeministrisë!”- Vokshi përplaset me Manastirliun/ Ministrja: Je mësuar vetë që del te kangjellat. Sa turp që… (DEBATE)

Nov 1, 2021 | 12:24
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e Komisionit për Punën dhe Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka pyetur ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përse nuk trajtohen mësuesit si kategori e veçantë dhe nuk rimbursohen por, trajtohen me raport 80 për qind.

Vokshi i kërkuar ministres së Shëndetësisë që ta lërë propagandën për te shkallët e Kryeministrisë. Ndërkaq, ministrja Manastirliu i është kundërpërgjigjur duke i thënë se është turp që Kryetarja e Komisionit flet kështu, duke shtuar se duhet tu kërkojë ndjesë qytetarëve.

DEBATE

Vokshi: Zonja ministre, ju lutem shkollat. Ju kam bërë 10 pyetje, nuk po i përgjigjeni asnjërës. Sa mësues janë të prekur, sa fëmijë? Sa mësues janë rimbursuar, pse paguhen me 80 për qind. Atë propagandën lëreni kur të bëjmë aktin normative.

Manastirliu: Unë nuk bëj propagandë këtu, unë punoj tu shërbej njerëzve të këtij vendi. Të lutem shumë herë tjetër mu drejto me respekt siç tu drejtova. Kini durim dhe dëgjoni, nëse ju ka humbur shkoni kërkojeni. Drejton një Komision të rëndësishëm për të bërë propagandë.  Mos bëj politikë me shëndetin. Prandaj dëgjo, ki durim.

Vokshi: Propagandën bëje te shkallët e Kryeministrisë. Sa mësues janë të prekur, sa janë rimbursim?

Manastirliu: Po se je mësuar vetë del kangjellat, edhe të duket sikur të tjerët dalin te shkallët.

Vokshi: Ah sa dobët jeni!

****

Manastirliu: Mos më intimido!

Vokshi: Ju nuk duhet të ishit aty dhe duhet tju intimidonte drejtësia jo unë.

Manastirliu: Mos u ngatërro me drejtësinë ti se ke probleme, kështu që rri e qetë me drejtësinë. Lëre të bëjë punën e vet, prandaj luftuam Reformën në Drejtësi që të mos e marrin nëpër gojë…

Vokshi: Raporti i KLSH-së tregon që i keni marrë vonë masat.

****

Vokshi: Sa rëndë që jeni! Sa mësues janë sepse keni thënë që mësuesit do kishin linja më vete, trajtim më vete.

Manastirliu: Sa turp që kryetarja e Komisionit flet kaq paedukatë. Duhet të kërkoni ndjesë për qytetarët. Mësuesit janë prioritet i prioriteteve, si mjekët dhe infermierët.

Vokshi: Mësuesit janë kategori e veçantë, janë heronj.

Manastirliu: Po lëre se e dinë mësuesit sa heronj i koncepton ti!

Vokshi: Pse trajtohen me raport 80 për qind dhe nuk rimbursohen?

Manstirliu: Juve mund të mos ju pëlqejnë përgjigjet e mia, por keni detyrimin të dëgjoni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura