Pronat, Prokuroria: 9 muaj burg rivalit të Konomit

Feb 28, 2014 | 12:20
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i vrare: Skerdilajd Konomi
TIRANE – Prokuroria e Tiranës kërkoi dje shpalljen fajtor dhe dënim me 9 muaj burg për Qemal Mullën, përfaqësuesin ligjor të familjes “rivale” të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, në një çështje pronësie në bregdetin e Durrësit. Në konkluzionet përfundimtare, përfaqësuesi i akuzës u shpreh se rezultonte e provuar që Mulla të kishte kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Mulla dyshohet nga prokuroria se në bashkëpunim me nëpunës të Arkivi Qendror të Shtetit ka futur në dosjet e saj dokumente pronësie të falsifikuara. Po sipas akuzës, më tej, pasi këto dokumente janë bërë pjesë e fondeve arkivore, janë tërhequr nga përfaqësuesi i familjes Toptani si dokumentacion i rregullt arkivor për t’u dorëzuar në institucione të tjera. “Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se i pandehuri Mulla ka dorëzuar në Arkivin Qendror të Shtetit një raport të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë së vitit 1944 dhe një fragment harte po të asaj kohe. Këto dokumente rezultojnë të jenë mbajtur me rapidograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990. Të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë”, thuhej në kërkesën për gjykim të Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura