Pronat, kompania private do të vlerësojë 75 mijë dosje

Oct 11, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Shteti shqiptar ende nuk e ka një faturë të saktë financiare që nevojitet për kompensimin e 26 mijë pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist.

Pavarësisht këmbënguljes nga grupet e interesit për të mësuar se sa është detyrimi ndaj ish-pronarëve, qeveria ka hezituar për të bërë publike shifrën. Skema e re e kompensimit që hyn në fuqi pas miratimit të ligjit të ri, u tha se kishte dalë pikërisht nga evidentimi i vlerës financiare që nevojitet për këtë proces. Sot vërtetohet e kundërta.

kompesohen-554-pronare-nga tokat-e-zena-

Mbajtja fshehur e faturës nuk ka qenë e qëllimshme, por ka ardhur nga mospasja e dijenisë. Agjencia e Pronave ka hapur tenderin për vlerë- simin nga e para të të gjithë vendimeve dhe regjistrimin e të gjithë dosjeve që janë në arkivën e AKKP-së.

Me anë të kësaj, theksohet në dokument, do të bëhet e mundur veç shmangies së mbivendosjes së pronave edhe përllogaritja e një faturë të saktë mbi detyrimin që shteti shqiptar ka kundrejt të gjithë subjekteve të shpronësuar, që prej vitit 1993. Kontraktimi i një kompanie private që do të bëjë dixhitalizimin e informacionit hartografik do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 1 milion dollarë.

Vlerësimi i pronave

Në dokumentin ku shpallet edhe hapja e tenderit specifikohet se në Agjencinë e Pronave janë rreth 75 mijë dosje, nga të cilat rreth 11 mijë presin të shqyrtohen, ndërsa 26 mijë të tjera do të kompensohen financiarisht. Për shkak të mungesës së kapaciteteve, AKKP do të kontraktojë një kompani private, e cila brenda 10 muajve nga miratimi i ligjit të ri për pronat do të bëjë të mundur mbledhjen e të gjithë informacionit hartografik, dixhitalizimin e tij dhe bërjen e aksesueshme nga qytetarët. Ky proces paraprin hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

Në jo pak raste Agjencia e Pronave ka ngritur shqetë- simin për mungesën e hartave dhe mangësitë që kanë dosjet. Këto problematika kanë shkaktuar vonesa njëkohësisht mbivendosje. AKKP vë në dukje se si rrjedhojë e lëvizjes dhe riorganizimit të arkivave në nivel lokal rezulton se në arkivin teknik të dokumenteve ka probleme shumë të mëdha që lidhen me përcaktimin e kufijve të pronave që janë trajtuar apo janë ende në trajtim. Po ashtu, në një pjesë së dosjeve mungojnë hartat ndaj dhe nuk mund të realizohet procesi i përcaktimit hartografik të tyre.

Hartat që ekzistojnë nuk janë gjithmonë në cilësinë teknike të mjaftueshme për të realizuar një proces të sigurt të identifikimit të pronave. Për këtë, projekti synon që të krijojë një fotografi të përgjithshme. “Ky sistem është kyç në zbatimin e ligjit të ri, ku për herë të parë në këto 23 vjet mundësohet një zgjidhje përfundimtare për të gjithë subjektet e shpronësuar.

Duke ndihmuar në saktësinë e vendimmarrjes, unifikimin e procesit, vlerësimin e drejtë të pronave”, thuhet në dokument. Një gjë e tillë është kërkuar edhe nga ana e Gjykatës së Strasburgut, e cila në mënyrë të vazhdueshme ka apeluar shtetin shqiptar që të orientojë drejt zgjidhjes problemin e pronave në vend.

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura