Pronari italian i mashtron gruan, shqiptari i shkon në hotel dhe…

Jan 20, 2018 | 12:32
SHPËRNDAJE

Përfundon keq një shqiptar, për një shpullë që i dha ish-shefit të gruas. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Edmond C., emër i njohur për drejtësinë fqinje është në telashe me ligjin për një konflikt me ish shefin e gruas.

karabinieri

Deri në fund të vitit 2015 gruaja e tij ka punuar në restorantin e italianit. Vetë gruaja e thërritur në cilësinë e dëshmitarit ka dhënë detaje për gjithë historinë, që nga nisja e konfliktit e deri te fundi me sherr.

Ajo ka treguar se punoi aty deri sa filluan problemet financiare, por pronari i kishte premtuar se do t;i kalonte 70% të shumës që i detyrohej brenda pak kohësh, rreth 14 mije euro.

“Burri më tha se ato para unë nuk kisha për t’i parë kurrë me sy, por unë nuk e besoja, sepse me shefin kisha pasur gjithnjë një raport të mirë pune”- thotë ajo.

Sipas saj për një vit ish pronari i shtynte pagesën duke i dhënë gjithmonë nga një version të ndryshëm. “Në maj të vitit 2016 unë me burrin tim shkuam në hotelin ku ish pronari punonte. Kur ai na pa nuk na priti mirë dhe nisi të na fyente. Në sherr e sipër im shoq i jep një shpullë, nuk e fsheh që ishte e gabuar, por ishte vetëm një shpullë”- tha ajo.

Ndërkohë për shqiptarin është kërkuar dënimi me 1 vit e 8 muaj dhe një gjobë 600 euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura