Pronarët e shtëpive të zëna, si do aplikojnë për t’i marrë

Nov 2, 2012 | 12:05
SHPËRNDAJE
FAKSIMILE E APLIKIMIT

Pronarët e ligjshëm të ish-shtëpive shtetërore duhet të aplikojnë pranë Entit Kombëtar të Banesave për të përfituar pronat e tyre. Bëhet fjalë për kategorinë së cilës shtëpitë nuk u janë liruar ende, edhe pse afati i vendosur nga qeveria me anë të aktit normativ ishte data 1 nëntor. Pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të padisë së qiramarrësve, Ministria e Transportit ka publikuar kërkesën tip që duhet të plotësojnë pronarët e ligjshëm të ish-shtëpive shtetërore. “Ftohen pronarët e pasurive të paluajtshme, pronat e të cilave janë ende të zëna dhe pas datës 1 nëntor 2012, subjekte të aktit normativ nr. 3, datë 1.8.2012, të aplikojnë në EKB drejtoritë respektive sipas modelit ‘Shtojca 2’, kërkesë për njoftim bashkëlidhur. Në faqen zyrtare të EKB dhe MPPT publikohet ky dokument tip”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transporteve. Sipas tij, kërkesa duhet të depozitohet në drejtorinë respektive nëpërmjet Postës Shqiptare. “Nëpërmjet shërbimit postar rekomande me lajmërim marrje.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura