Prona fut në sherr dy familje në Ndroq/ 45-vjeçari godet me kazmë të riun, djali i kthehet ta vrasë me çifte

Dec 16, 2019 | 12:48
SHPËRNDAJE

Një konflikt i rëndë mes dy familjeve, që mund të kishte përfunduar me viktima është parandaluar në fshatin Shesh, në Ndroq.

arma

Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin në konflikt për motive pronësie. I arrestuari D.N., 45 vjeç ka qëlluar me kazmë në kokë 29-vjeçarin K.D.

Më pas djali i të riut K.D. ka marrë armën e gjahut të cilën babi e posedonte me leje dhe ka tentuar të qëllojë me çifte D.N.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale për motive pronësie.

Marrja në kohë e informacionit dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit Nr. 6 parandaluan përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet arma e gjahut me fishekë, të cilën njëri nga shtetasit e posedonte me leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Fshatin Shesh, Ndroq po ndodhte një konflikt i ashpër midis disa shtetasve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

– D. N., 45 vjeç, banues në fshatin Shesh, Ndroq.

– K. D., 27 vjeç, banues në fshatin Shesh, Ndroq.

Arrestimi në flagrancë i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi, në fshatin Shesh, Ndroq, shtetasi D. N. për motive pronësie ka goditur me mjet të fortë (kazmë) shtetasin K. D, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti midis shtetasve ka agravuar më tej nga djali i shtetasit të dëmtuar, i cili ka marrë një armë gjahu të mbushur me fishekë, të cilën e posedonte me leje dhe ka tentuar të qëllojë shtetasin D. N., në banesën e tij, por nuk mundi dot falë veprimeve të shpejta të Policisë.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe bllokimi i armës së gjahut me fishekë, me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krimin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të D. N dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, në ngarkim të shtetasit K. D.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura