Prokuroria kërkoi 21 vite burg, Arbër Çekaj kallëzim në SPAK, ja çfarë pretendon

Dec 24, 2019 | 13:35
SHPËRNDAJE

CEKAJ-IN-COURT

Në pritje të vendimit për dënimin ose jo të tij, Arbër Çekaj, pronari i një kompanie që në ngarkesat me banane të porositura prej tij u gjet sasia rekord e kokainës prej 613 kg, ka kallëzuar penalisht prokurorin e çështjes.

Burime të Panorama bëjnë me dije se kallëzimi në SPAK, organi më i ri i drejtësisë është dorëzuar nga një prej avokatëve të Çekajt.

Në kallëzimin për prokurorin Ervin Kondili, ai pretendon pasaktësi në lidhje me një dokument për të dhënat në sistemin TIMS.

Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn. Me shkrirjen e prokurorise dhe gjykates per Krime te Renda, eshte SPAK tashme e cila do vendose per denimin ose jo te Çekajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura