“Prokurorë e gjykatës të korruptuar”, të burgosurit në Fushë Krujë peticion Ministrisë së Drejtësisë, ja çfarë kërkojnë (Letra)

Nov 16, 2019 | 13:18
SHPËRNDAJE

Të dënuarit e burgut në Fushë Krujë kanë firmosur sot një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimet e dhëna në proceset gjyqësore ndaj tyre.

1480170475burg-fushe-kruje

Ata akuzojnë prokurorët e gjyqtarët që kanë ndjekur rastet, se kanë kërkuar dhe dhënë dënime maksimale, për veprën e kryer dhe jo aq sa kërkon ligji. Ne peticionin e tyre nder te tjera thuhet:

“Ne të burgosurit e burgut të Fushë Krujës i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me shqetësimin tonë dhe të familjeve tona, për padrejtësitë që kemi ndeshur gjatë viteve me proceset gjyqësore, kur në shumicën e rasteve prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar na kanë kërkuar dhe dhënë maksimumet e dënimeve për veprën që kemi kryer dhe nuk na kanë dënuar për aq sa parashikon ligjit. Për këtë arsye i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë dhënien e një amnistie të përgjithshme 3-vjecare për të na lehtësuar sado pak ne dhe familjet tona” – thuhet në peticionin e firmosur nga të dënuarit e burgut në Fushë Krujë, i cili më poshtë mban emrat dhe firmat e tyre. BW

te-burgosurit-e-fushe-krujes-peticion te-burgosurit-e-fushe-krujes-peticion-1 te-burgosurit-e-fushe-krujes-peticion-2 te-burgosurit-e-fushe-krujes-peticion-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura