Rama: E keqja më e madhe, varfëria e aspiratave. Basha: Ngjan me Nikoliçin

Apr 28, 2015 | 13:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Drafti i ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, i cili për herë të parë synon nxitjen e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet formimit të zanateve dhe pergatitjes së mjeshtrave dhe ndihmesave, është prezantuar sot në një takim të veçantë, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama në prezantimin e projektligjit për Zejtarinë

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama vuri theksin se edhe ky projektligj kërkon të krijojë një mundësi më shumë për ata të rinjë që kërkojnë një punë të sigurtë.

“Arsimi profesional është një nga përgjigjet e duhura në drejtimin e duhur, duke u hapur të rinjve dhe të rejave një mundësi të re, një korsi të re dhe për tu thënë se për të patur nesër një punë mësoni një zanat dhe se nëpërmjet zanatit do kesh gjithmonë në dorë një mundësi që se kanë të tjerët, qoftë për tu punësuar diku qoftë për të hapur një biznes tëndin”, tha Rama.

Sipas Ramës e keqja më e madhe për Shqipërinë ka qënë varfëria e aspiratave.

“Kemi vendosur ta shikojmë të vërtetën në sy, kemi vendosur të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët dhe të ushqyeer nga varfëria e aspiratave. Kemi vendosur të mos i mbajmë shqiptarët me gënjeshtra dhe me sheqerin e gënjeshtrave por bashkë me ta të ndajmë të vërtetën e madhe se vetëm ilaçi i hidhur i të vërtetave mund ta shërojë këtë vend dhe mund ta kthejë këtë vend i rënuar në një vend të begatë”,tha Rama.

Në fjalën e tij ministri Veliaj vuri theksin se politika e ndjekur nga qeveria gjatë këtyre 18 muajve ka qënë që tu jap të rinjëve një zanat të çertifikuar, i cili do jetë nesër një garanci më shumë për një punë.

“Ne kemi marrë vendime dhe ligje që po na çojnë në drejtimin e duhur, sa i përket punësimit, arsimit professional. Më vjen mirë që edhe ky ligj i zejeve do jetë një ndihmë për sipërmarës dhe shoqata biznesi, por edhe për të gjithë ata që duan të futen në tregun e punës, pasi është mirë që të jesh jesh mjeshtër i diçkaje, sesa çirakë i gjithçkaje. Besoj se po bëjmë një zgjedhje në drejtimin e duhur. Më vjen mirë që një nga punët e fundit në ditët e fundit të ministrisë është ky ligj i zejeve për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të punësohen”, tha ministri Veliaj.

Fokusi i projektligjit është rregullimi i ushtrimit të veprimtarisë zejtare, aftësimit dhe kualifikimit profesional në këtë fushë si dhe organizimi i subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Reagon Basha dhe PD: Rama autor i varfërisë dhe eksodit

Pas deklaratave të kryeministrit Rama se “kemi vendosur ta shikojmë të vërtetën në sy, kemi vendosur të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët dhe të ushqyeer nga varfëria e aspiratave” ka reaguar Partia Demokratike dhe kreu i saj duke thënë se Rama është autor i varfërisë dhe eksodit të Shqiptarëve.

“Kryeministri i i se keqes tha sot se fajin per krizen dhe papunesine e kane shqiptaret, se kane nje ‘varferi aspiratash’. Kjo arrogance, cinizem dhe fyerje e nje populli te ngjan me deklaratat e ultranacionalistit serb Nikoliç apo paraardhesve te tij. Shqiptaret jane shquar ne histori si njerez qe kane dashur me te miren per veten, familjen dhe kombin. Asnjehere nuk kemi patur problem me aspiratat por me satrapet qe centralizojne pushtetin, qe na mbyllin cdo rruge per te ndertuar me pune dhe dinjitet nje jete me te mire ne vendin tone. 
Mjaft delirove para kamerave me deklarata halucinante dhe mashtrime! Shqiptaret nuk vuajne nga mungesa e aspiratave por nga qeveritaret deficente qe nuk ngrihen ne nivelin e deshirave dhe pritshmerive te tyre”, shkruan Basha në Facebook.

“Sot Edi Rama tha që shqiptarët janë të varfër sepse nuk dinë të aspirojnë. Dhe ashtu si shqiptarët arratisen sot, nga burgu i varfërisë, nga burgu i papunësisë, sot Edi Rama u arratis nga përgjegjësia e tij si burrë shteti, u arratis nga përgjegjësia që ka për t’i drejtuar shqiptarët drejt zhvillimit ekonomik. Sot ai bëri deklaratën e rradhës duke konfirmuar edhe një herë që situata është e rëndë, nuk ka drejtim dhe kjo është arsyeja pse nuk po krijohen vende të reja pune, investimet e huaja po bien, po bie edhe ekonomia përditë edhe më shumë. Po e shohim që po shkon drejt zymtësisë. Nuk është një çudi që edhe zgjedhjet lokale që kemi përpara, me futjen e kandidatit ministër, të jenë një shëmbëlltyrë, një fotokopje e keqe, e keqqeverisjes, e betonit 11 vjeçar të ish-kryebashkiakut Rama”, tha PD në një deklaratë për shtyp.

Sipas PD më 21 qershor shqiptarët “duan ta mbyllin një herë e mirë këtë kapitull tallës ndaj dinjitetit të tyre. Tallës ndaj ekonomisë dhe kursimeve të tyre. Mjaft më, nuk mundet një qeveritar, një burrë shteti të tallet në këtë formë me qytetarët dhe jemi të bindur se më 21 qershor do të jetë një mësim shumë i madh për demokracinë shqiptare dhe në veçanti për tiranasit të cilët nuk duan kurrësesi të rishohin edhe një herë betonizimin që ka karakterizuar këtë qytet për më shumë se 11 vite”.

Rama i përgjigjet Bashës: Shqupatarët, mishërim i varfërisë së aspiratave

“Jo shqiptaret po ju shqupataret opozitare qe i rrenuat me pushtetiin tuaj qorr/shurdh jeni misherimi i varferise se aspiratave ‪#‎shqipjoshqup‬“, shkruan kryeministri Rama në Facebook pas deklaratave të Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura