Profili i Simon Gjetës, kreut të FNSH-së që u vra nga Arishta

Oct 4, 2015 | 10:23
SHPËRNDAJE

Policisë, i ekzekutuar mbrëmë në krye të detyrës, ishte emëruar si drejtues i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, gati 1 vit më parë.

Simon Gjeta, komandanti i FNSH-së Shkodër
Simon Gjeta, komandanti i FNSH-së Shkodër

Ai ishte 49 vjeç, i datëlindjes 1966 dhe i pamartuar.  Gjeta ishte me origjinë nga Rrësheni, ndërsa prej pak vitesh jetonte në Tiranë. Gjeta kishte mbaruar Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, por më pas kishte kaluar në forcat e Policisë.

Në ngjarjen e djeshme, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit, banesë njëkatëshe me katër dhoma dhe ta zinte në befasi 56- vjeçarin, por ky i fundit ishte i armatosur me një kallashnikov dhe hapi zjarr me breshëri ndaj tij.

PROFILI I PLOTE I NËNKOMISARIT SIMON GJETA

Nënkomisar Simon Gjon Gjeta i datëlindjes 22.02.1966, lindur në Mirditë  dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, është titulluar punonjës policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më datë 20.12.1997, në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin.

Simon Gjon Gjeta, gjatë viteve 1997 deri më datë 30.06.2007 ka shërbyer në strukturat e forcave të ndërhyrjes së Shpejtë, Kurbin dhe Tiranë.

Në 30.06.2007, Gjetës iu shkëputën marrëdhëniet e punës me motivacionin “shkurtim funksioni” dhe u ripranua në vitin 2012 në Policinë e Shtetit.

Ndërsa për periudhën 26.12.2012 deri më 20.02.2013, në shërbimet e hetimit të krimeve dhe të sigurisë publike, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Simon Gjeta nga data 20.02.2013 deri më datë 03.10.2015, (kur ra në detyrë) ka shërbyer në detyrën e specialistit të taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

 Nënkomisar Simon Gjon Gjeta, si pjesëtar i forcave të ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, ka marrë pjesë në disa operacione për vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, duke u përballur me elementë kriminelë, të një rrezikshmërie shumë të lartë.

 Më datës 03.10.2015, gjatë kryerjes së operacionit për neutralizimin dhe kapjes së autorit të veprës penale, ka humbur jetën në krye të detyrës Nënkomisar Simon Gjeta, specialisti i taktikës, në seksionin e operacioneve dhe trajnimit në Komisariatin e Policisë Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura