Procesverbali i themelimit të PKSH/ Hekuran Isai: Letra e Ngjelës shantazh armiqësor

Jun 21, 2017 | 7:20
SHPËRNDAJE

“Letra që Ngjela u drejton udhëheqësve të partisë është shantazh që bëhet me qëllime të caktuara armiqësore”.

Me këtë mesazh mundohet t’i heqë sikletin kreut të regjimit ministri i Brendshëm Hekuran Isai shefit të tij, për letrën që këtij të fundit i ka dërguar i dënuari Spartak Ngjela. Në raportin zyrtar që i adreson Alisë, ndër të tjera ai e informon se njerëzit e sigurimit kanë marrë kontakt me të dënuarin e përmendur dhe kanë biseduar nga afër me të për të mësuar diçka më shumë rreth përmbajtjes së letrës që i ka drejtuar udhëheqjes së partisë, por ai nuk ka pranuar të shpjegohet para tyre me arsyetimin se dëshiron ta ndaj këtë vetëm me një anëtar të PPSH që nga themelimi dhe të ketë funksion shtetëror ose partie.

544545788778784545784545569898798988897 Pa qëndruar gjatë në argumentet e autorit të letrës, kreu i Sigurimit i rezervon vetes të drejtën të vërë në dijeni kreun e partisë dhe disa të dhëna të tjera të profilit armiqësor të Ngjelës, që vazhdon veprimtari të hapur antikomuniste edhe në kushtet e burgut, për të cilat është ridënuar e demaskuar disa herë. Po çfarë shkruan tjetër në raportin për Alinë ministri i Brendshëm pas takimit që kanë pasur zyrtarët e Sigurimit me të dënuarin VIP në Burgun e Burrelit…

Në lidhje me letrën që i ka dërguar shokut Ramiz Alia u takua i dënuari Spartak Kiço Ngjela dhe pretendoi se shpjegimet për dokumentet që bëjnë fjalë për themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare nuk dëshiron t’ia japë cilido punonjës të organeve të punëve të brendshme, por vetëm një të dërguari, i cili të jetë APPSH që nga themelimi i saj, intelektual dhe të ketë ndonjë funksion shtetëror ose partie.

Të përmendurit iu kërkua që t’i jepte të shkruara ato që donte të thoshte, për t’ia dërguar cilido prej shokëve që i ka shkruajtur letër për këtë problem, por refuzoi dhe këtë formë komunikimi. Theksojmë se Spartak Ngjela edhe gjatë kohës së vuajtjes së dënimit zhvillon veprimtari të hapur armiqësore. Për këtë është ridënuar dhe kohët e fundit është demaskuar para të dënuarve e është paralajmëruar. Kemi mendimin që letra e Spartak Ngjelës është shantazh, që bëhet me qëllime të caktuara armiqësore. Bashkëlidhur ju kthejmë letrën.

Ministri i Punëve të Brendshme Hekuran Isai4587887487896546789756465856355985-+6+5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura