Pr/ligji për shembjen e Teatrit/ Lubonja thirrje deputetëve socialistë: Atyre që u ka mbetur një fije ‘yndyrë’, të mos e votojnë

Jun 11, 2018 | 22:27
SHPËRNDAJE

Duke diskutuar rreth shembjes së Teatrit Kombëtar, në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, analisti i njohur Fatos Lubonja i pyetur se çfarë fshihet pas projektligjit të jashtëzakonshëm që pritet të legjitimojë shembjen e Teatrit Kombëtar, Lubonja e cilësoi si një krim që po bën sipas tij kryeministri Edi Rama sëbashku me një grup njerëzish qe i quajti oligarkë.

TK4

Lubonja sakaq u bëri thirrje deputetëve socialist ‘të cilëve u ka mbetur një fije yndyre’ tha ai, “të mos e votojnë këtë projektligj”.

Vasili: “Çfarë fshihet pas projektligjit të jashtëzakonshëm për Teatrin Kombëtar”?

Lubonja: “Është një krim që e bëjnë Edi Rama me një grup njerëzish oligarkësh dhe Erion Velinë dhe kanë për qëllim ta bashkëndajën me të gjithë kolegët e partisë. Kemi të bëjmë me një bandë që nuk pyet as për institucione as për ligj.

Si ka mundësi që u bëka ligj për një kompani? Ligji është një gjë e përgjithshme që nënkupton lidhur se si mund të veprohet për PPP. U bëj thirrje atyre deputetëve socialistë që kanë mbetur atyre dhe që ju ka mbetur një fije yndyre të mos e votojnë atë ligj.”

Ata që kanë kalkuluar te stadiumi, kanë bërë edhe kalkulimet te Teatri, po une tani nuk e them dot me emër dhe mbiemër, ka njerëz që janë marrë me këtë punë ka njerëz që në stadium, pronari që është shteti merr vetëm fushën dhe dicka që mund të jetë 15-20%, që këtu fillon grabitja, Ekspertët e opozitës duhet të sqarojnë. Lini Tiranën historike me këto vlera, me këtë teatër…Ka 20 e ca vjet që publikja grabitet nga një grusht politikanësh që nuk merret vesh se kush janë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura