Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, ish-gjenerali Vladimir Qirjazi paraqitet në ambientet e SPAK

Sep 26, 2022 | 13:13
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme po vijon marrjen në pyetje të personave në listë për t’u pyetur në lidhje me hetimin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Vladimir Qirjazi-SPAK-Ushtria

Ditën e sotme në ambientet e SPAK është paraqitur ish-gjenerali Vladimir Qirjazi i cili pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

Ndërkohë që gjatë javës në SPAK pritet të paraqiten edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri Arben Imami.

Javën e shkuar, SPAK mori në pyetje ish-ministrin Fatmir Mediu dhe disa emra të tjerë në cilësinë e deklaruesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura