Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.
“Lajme të mira nga [ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem] Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse të cilat nisin pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla luftuese.
Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione kundërthënëse me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.
Ukraina ka thënë se i duhen tanket për të forcuar brigadat e saj pas nisjes së kundërofensivës në korrik./REL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al