Prishja e ndërtimeve në aksin Lushnje-Rrogozhinë, banorët përplasen me policinë (FOTO)

Apr 15, 2015 | 12:25
SHPËRNDAJE

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka hasur edhe ditën e sotme në kundërshtitë e banorëve të godinave të destinuara për t’u shembur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Pamje nga aksioni i sotëm

Banorët e objekteve në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnje janë konfliktuar sot fizikisht edhe me forcat e policisë, thanë burime për “Panorama Online”. Ata pretendojnë se nuk u është dorëzuar asnjë vendim apo njoftim me shkrim nga autoritetet e IKMT –së për prishjen e objekteve të tyre dhe se gjithashtu punonjësit e IKMT-së nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve.

Po ashtu banorët pretendojnë se pavarësisht se ndërtimet e tyre janë përfshirë në një proces shpronësimi ata ende nuk kanë marrë pagesën sipas ligjit para se ti hapet rrugë prishjes së objekteve.

Pamje nga aksioni i sotëm

Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë shkuar edhe efektivët e FNSH-së. 

Pamje nga aksioni i sotëm

IKMT prej një jave ka nisur një aksion në aksin Fier-Rrogozhinë për rehabilitimin e rrethrrotullimeve. IKMT dhe efektivët e policisë vijojnë punën për prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë me qëllim rehabilitimin e saj.

Avokati i Popullit nis hetimin administrativ ndaj veprimeve të IKMT-së 

Avokati i Popullit nis hetimin administrativ ndaj veprimeve të IKMT-së për prishjen e disa ndërtimeve përgjatë aksit Lushnjë-Rrogozhinë.

Pamje nga aksioni i sotëm

“Igli Totozani ishte nisur sot për të vizituar zonat e prekura nga rrjedhja e naftës në Marinëz të Fierit ndërsa është ndalur rastësisht në lokalitetin e Grabianit ku ishin vendosur fadromat e IKMT-së për të prishur dy ndërtime në afërsi të rrugës nacionale… Avokati i Popullit Igli Totozani menjëherë pasi ka dëgjuar pretendimin e banorëve ka nisur hetim administrativ për të verifikuar nëse ndërhyrja e forcave të IKMT-së ka qenë konfom ligjit apo jo?”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura