Prindërit i hapin profil që t’i gjejnë burrë, vajza ‘hakmerret’ e bën CV-n e saj shokuese!

Mar 6, 2015 | 14:16
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një vajzë e cila ka krijuar një “CV martese” të veçantë pasi ka marrë vesh se familja kishte hapur një profil për t’i gjetur burrë, është bërë një heroinë feministe, ka shkruar “Daily Mail”.

Indhuja Pillai, 23 vjeç nga Bangalore (Indi) nuk mund ta besonte se ka parë një llogari në në internet me emrin e saj të cilët e kishin hapur prindërit e saj, për t’i gjetur asaj një burrë sa më shpejt.

Indhuja e cila punon në një kompani interneti ‘Tripigator’, ka vendosur që të hapë një profil të vetin me ato që mendonte ajo që ishte në të vërtetë.

Ajo e ka mbyllur profilin e prindërve dhe ka krijuar të sajin.

“Vë syze dhe dukem vërtet qesharake në to. Urrej dramat dhe nuk shoh shumë televizor. Nuk lexoj. Nuk jam një femër tipike. Përfundimisht jo një “plaçkë për martesë”. Flokët nuk do i rris kurrë.”-shkruan ajo në CV.

23-vjeçarja ka përshkruar edhe mashkullin e saj ideal.

“Kërkoj një mashkull me mjekër, i cili është i apasionuar pas jetës. Dikush që punon për vete, dhe që nuk e urren punën e tij. Pikë ekstra për burrat që i urrejnë fëmijët. Pikë të tjera pë rata që kanë një zë të bukur dhe një personalitet mbrexëlënës. Të jetë i aftë të bëjë një bisedë, të paktën për 30 minuta.

Ajo e përfundon CV-n e saj duke shkruar “Nëse mendoni se kualifikoheni, ju rekomandoj të rimendoheni. Nëse jeni të sigurtë, tregojini këtë ëebsite prindërve tuaj. Nëse jeni përsëri të sigurtë, mundohuni të imagjinoni me një njeri si unë”.

Pas 48 orëve kjo CV u bë shumë e famshme në rrjetet sociale, ku njerëzit nga Australia dhe Kanadaja e kanë postuar në profilet e tyre.  

Indhuja tani është quajtur si figura e femrës moderne në Indi, e cila nuk ka frikë të sfidojë perceptimet tradicionale të femrës. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura