Prindërit e Melania Trumpit marrin shtetësinë amerikane

Aug 9, 2018 | 20:51
SHPËRNDAJE

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë. Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut.

6037D5F4-CDB9-4513-9153-0D0B35EBAE68_w1023_r1_s

Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç. Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me zotin Trump dy vjet më vonë../VOA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura