Princesha Madeleine e Suedisë kopjon Kate dhe William

Oct 31, 2012 | 18:55
SHPËRNDAJE
Fotoja e Princeshës Madeleine

Princesha e Suedisë Madeleine ka shpallur zyrtarisht kohët e fundit fejesën duke lëshuar një foto zyrtare me të fejuarin e cila është thuajse identike me foton zyrtare që Dukesha dhe Duka i Kembrixh, Kate dhe William kishin publikuar në fejesën e tyre.

Fotoja e fejesës së Kate dhe William është bërë në 2011 nga fotografi i modës dhe i parapëlqyeri i Princeshës Diana, Mario Testino, ndërsa fotoja e Princeshës Madeleine është shkrepur nga fotografi francez, Patrick Demarchelier.

Fotoja e Kate dhe William

 

 

 

Madeleine, 30vjeç, zyrtarizoi fejesën e saj me bankierin britanik, Chris O’Neil, 37 vjeç, te enjten e kaluar nëpërmjet sajtit zyrtar të Pallatit Mbretëror.

Në një video prezantuese, Madeleine  zbuloi se O’Neil i kishte propozuar për fejesë që në fillim të tetorit dhe se ajo për këtë ishte shumë e lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura