Princ Leka dhe Elia Zaharia, në Gjermani si turistë

Oct 8, 2015 | 13:49
SHPËRNDAJE

Princ Leka Gjermani 12004786_1547188725536453_1781686353796292378_n

Princ Leka dhe artistja Elia Zaharia këtë vjeshtë e kanë nisur me një udhëtim turistik në Gjermani. Ata kanë shkrepur këtë foto për ta pasur si kujtim në kështjellën “Hohenzollernburg”. Të veshur shik, ky është një nga udhëtimet e shumta jashtë vendit, që është edhe hobi i tyre. Princ Leka dhe Elia kanë tashmë pesë vite të fejuar, që nga ceremonia që organizuan në vitin 2010.

Nuk e kanë fshehur se jeta që bëjnë është paksa përrallore për sa i përket axhendës së vizitave të tyre të përvitshme, ku takohen me princër e princesha nga shumë vende. Përmendim këtu pjesëmarrjen në 400-vjetorin e dinastisë Romanov në Rusi, praninë e tyre në dasmën e Princit të Egjiptit me princeshën e Afganistanit etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura