Pretendohet se u sulmua me dron, Ukraina dëmton sistemin rus të mbrojtjes ajrore, S-400 Triumph

Oct 4, 2023 | 20:35
SHPËRNDAJE

Dronët ukrainas kanë goditur një sistem të mbrojtjes ajrore ruse, S-400 Triumph, pranë qytetit rus të Belgorodit.

lcimg-ec09da11-e1a7-4387-9590-d04a6866b041

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar ato ukrainase të kenë thënë se sulmi është kryer gjatë natës.

Videot e postuara në kanalet ruse Telegram, me sa duket kapën tingujt e shpërthimeve mbi Belgorod në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet brenda Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) që folën për mediat, nuk dhanë hollësi për shkallën e dëmit.

Rusia më herët pretendoi se forcat e saj kishin rrëzuar 31 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk.

Kujtojmë se që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar rus mbi fqinjin e saj perëndimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura