“Jam dorëzuar, nuk mundem më”- Dijonis Biba ndërpret papritmas garën, merr valixhen dhe largohet nga Ferma Vip

May 9, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Dijonis Biba ka lënë përfundimisht garën e “Ferma Vip”. Mbrëmjen e sotme (9 maj) ai ka njoftuar banorët se ka vendosur të heqë dorë.

dijonis biba

“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma, kësaj here seriozisht. Nuk mund të vazhdoj më këtu brenda. Kam ditë që e mendoj, edhe jam dorëzuar, nuk mundem më”, tha ai.

Ndërkohë banorët nuk e besojnë për shkak të lojës që u bëri gjatë prime-t të shkuar.

“Bëj be?”– i thonë ata.

“Jo seriozisht e kam. Valixhen e kam bërë gati, tani do dal. Nuk mundem më.  Kam fol me të gjithë dhe do largohem tani”.

Por çfarë deklaronte ai para se të futej në garë.

“Eksperienca në fermë do të jetë shumë e bukur, pasi edhe vetë kam jetuar në fshat. Nëse një femër do të futet brenda që të më provokojë, dhe nëse unë e kuptoj provokimin, do të bëjë të kuptojë që unë kam rënë pre e provokimit të saj. Jam krejt i fortë”, deklaroi Dijonisi natën e parë të Fermës Vip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura