Presion ish-të dashurës me mesazhe në FB për vazhdimin e lidhjes, arrestohet 49-vjeçari

Apr 21, 2015 | 9:13
SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi prej disa vitesh ka kërcënuar, ngacmuar dhe shqetesuar me mesazhe elektronike përmes FB,  Viber dhe portaleve të tjera në internet shtetasen D.S. Ai synonte ta detyronte atë të vazhdonin lidhjen që kishin ndërprerë. Policia bën me dije se ndalimi i shtetasit Kristaq Gjeçi, u be ne kuadër të operacionit të koduar  “STALKING”. 

Foto iluestruese

“Ndalimi i tij u bë për arsye se me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa vjeçare i dyshuari, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.S., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, aplikacionit kompjuterik “Viber”, dhe portaleve në Internet, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë. Gjithashtu, i ndaluari ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj”- njofton policia.

Në ngarkim të të shtetasit Kristaq Gjeçi, u kryen veprimet proceduriale për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura