Presidenti Zelensky nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së akuza Rusisë: Po kryen genocid në Ukrainë, të veprojmë të bashkuar për ta mposhtur

Sep 19, 2023 | 21:06
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

sriioo

Sipas mediave të huaja, ai filloi duke thënë se Rusia po “armatizonte” mungesën globale të ushqimit dhe krizën e energjisë.

Zelensky shtoi se Moska po e bënte këtë me shpresën që disa ose të gjitha territoret e aneksuara të Krimesë, Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson të njihen ndërkombëtarisht dhe ligjërisht si tokë ruse.

Ai më pas akuzoi Rusinë për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe për t’i mësuar ata të urrejnë Ukrainën.

“Ky është padyshim një gjenocid”, tha ai.

“Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë, në mënyrë që OKB të mund të fokusohet në sfida të tjera globale”, shtoi ai.

Ai më pas njoftoi planet për të pritur një samit global të paqes, duke i bërë një ftesë “të gjithë atyre që nuk tolerojnë asnjë agresion”, për të qenë të pranishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura