Presidenti Meta sfidon PS-në për rrugën e Selenicës: Banorët janë mashtruar! I gatshëm të shkoj atje me përfaqësues të qeverisë dhe…

Feb 22, 2021 | 16:43
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur akuzave të ngritura nga kryeministri Edi Rama, se ai ka bllokuar investimin në rrugën e Selenicës.

Në një komunikim me gazetarët në Vlorë, ai e cilësoi si një mashtrim të madh bllokimin e investimit, madje u shpreh i gatshëm të shkonte në Selenicë me përfaqësues të qeverisë dhe të shpjegonte të gjithë situatën.

Po ashtu, Meta tha se nuk është zgjedhur president nga LSI-ja, por nga Edi Rama.

“Lidhur me çështjen e Selenicës, ka qenë një peticion i tyre që ka mbërritur tek unë dhe më pas jam kthyer në Selenicë me kërkesë të tyre. E vërteta është që ata janë mashtruar rëndë. Jam gati të shkoja atje dhe me përfaqësues të qeverisë për atë që ka ndodhur dhe po ndodh. Selenica e dinë shumë mirë, sepse janë mësuar me asfalte fushate. Janë mashtruar, sepse thanë që është kërkuar nga fondi Saudit që loti katër të mos bëhej dhe të investohej diku tjetër.

Çështjes që jam zgjedhur nga LSI-ja është gënjeshtër, sepse unë jam zgjedhur nga Edi Rama, si kryeministër të Shqipërisë. Ai e ka thënë që askush si Ilir Meta nuk e përfaqëson më mirë opozitën. Unë e kam mbajtur fjalën. Ashtu sikur kam mbajt premtimin tjetër që unë midis demokracisë dhe pushtetit kam zgjedhur pushtetin”, tha presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura