Presidenti i Universitetit, “trakte” kundër policisë

Jan 31, 2012 | 14:51
SHPËRNDAJE

Edmond Vlashaj, administrator i universitetit “Vitrina”

TIRANE/ Hetim për shpifje administratorit të “Vitrina”, Edmond Vlashaj

Pronari i universitetit “Vitrina” merret në hetim nga policia me disa akuza, pa kaluar as dhjetë ditë nga incidenti i ndodhur në ambientet e institucionit arsimor privat. Edmond Vlashaj, president i universitetit në fjalë dhe rojet e sigurisë të punësuar prej tij në universitet, fituan lirinë pas arrestimit më 17 janar të këtij viti, kur akuzoheshin se kishin ushtruar dhunë ndaj studentëve dhe policisë. Presidenti i universitetit  ishte me masën “detyrim paraqitje”, por sipas Policisë, gjatë kësaj kohe ai është marrë sërish në hetim për tjetër akuzë. Oficerët e Antiterrorit kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 34-vjeçarit Edmond Vlashaj, me akuzat “shpifje për shkak të detyrës” dhe “shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese”. Pasditen e së dielës, pothuajse në të gjitha automjetet e parkuara në anë të rrugës “Sami Frashëri”, përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë gjetur të vendosura në xhama “trakte” që policia i ka cilësuar me përmbajtje antikushtetuese. Në një fletëpalosje që përbëhet nga tri faqe me format A4, që në kopertinë mban mbishkrimin “Lëvizja Shqipëria e Re”, subjekt politik, kryetar i të cilit është Edmond Vlashaj, Komisariati Nr. 6 cilësohet gjatë gjithë kohës si “Bunkeri me numër”. Ndërsa gjatë gjithë përmbajtjes së tekstit të shkruar në fletëpalosje, Edmond Vlashaj akuzon për korrupsion dhe keqtrajtim shefin e Komisariatit, shefin e Krimeve dhe shumë punonjës të tjerë policie. “Seksioni kundër akteve terroriste filloi procedimin penal për shtetasin Edmond Kel Vlashaj, 34 vjeç. Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas ka konsumuar elemente të veprës penale të ‘shpifjes për shkak të detyrës’, si dhe ‘shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese’, parashikuar nga nenet 240/2 dhe 225 të Kodit Penal. Mesditën e së dielës janë gjetur të vendosura në xhamat e përparmë të automjeteve të parkuara disa fletëpalosje me përmbajtje antikushtetuese”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
PERMBAJTJA E PANKARTES
Edmond Vlashaj, me detyrë drejtor i Përgjithshëm i universitetit “Vitrina”, njëkohësisht dhe kryetar i subjektit politik “Lëvizja Shqipëria e Re”, ditët e fundit ka shpërndarë në Tiranë fletëpalosje me moton “Shqipëria pa korrupsion”. Në këtë fletëpalosje, e cila u gjet edhe pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, Vlashaj shpjegon sipas mënyrës së tij incidentin e datës 17 janar 2012, kur u arrestua bashkë me punonjësit e sigurisë që kishte punësuar në universitet. Gjatë shpjegimeve që shkruan Vlashaj në përmbajtjen e pankartës, e cilëson Komisariatin e Kombinatit si Bunkeri Nr. 6, duke e shoqëruar me thirrjen “Stop klanit të Zemunit në Bunkerin Nr. 6”. Ndërsa sipas tij, e vërteta e incidentit, për të cilin ai qëndroi tri ditë në qelitë e paraburgimit të Policisë, është e kundërta e asaj që ka deklaruar Policia

ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura