Presidenti brazilian rezulton pozitiv me COVID-19

Jul 7, 2020 | 18:05
SHPËRNDAJE

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, bëri të ditur të martën se është prekur nga sëmundja e COVID-19, një zhvillim që pritet ta nxisë edhe shumë debatin mbi trajtimin shpërfillës nga ana e tij të pandemisë, që u ka marrë jetën më shumë se 65 mijë brazilianë.

Z. Bolsonaro, 65 vjeç, bëri një test të hënën në mbrëmje pasi po përjetonte simptoma të COVID-19, mes tyre temperaturë.

0B258A6C-B21B-4F2C-8AF0-7F72BAA19881_w1023_r1_s (1)

Edhe pse disa nga ndihmësit e z. Bolsonaro kishin rezultuar pozitivë gjatë muajve të fundit, presidenti shpesh i ka shmangur masat paraprake siç është vendosja e maskës apo praktikimi i distancës fizike.

Të shtunën e kaluar, ai mori pjesë në një drekë të organizuar nga ambasadori amerikan në Brazil me rastin e 4 korrikut.

Ndërsa brazilianët prisnin rezultatet e testit të fundit të presidentit, mesazhet e postuara në mediat sociale ilustronin se sa i polarizuar është vendi.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Brazil llogaritet mbi 1.6 milionë vetë që nga fillimi i pandemisë, duke e renditur vendin e dytë në botë për nga niveli i përhapjes pas SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura