Presidenti Bajram Begaj zhvillon në fillim të javës së ardhshme vizitë 2-ditore në Kosovë, zbardhet axhenda e takimeve

Aug 14, 2022 | 10:47
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Bajram Begaj do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë në dy ditët në vijim.

-800-0-62f66a2b5e038

Institucioni i presidencës bën me dije se vizita e parë e Begajt në Kosovë do të bëhet në datat 15-16 gusht me ftesë të homologes Vjosa Osmani.

Ai do të zhvillojë takim me Osmanin që do të pasohet më pas nga një deklaratë e përbashkët.

Begaj do të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Axhenda e plotë

Agjenda e vizitës, si më poshtë vijon:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

© Panorama.al

Te lidhura