Premier Liga/ Pas Çelësit, zhgënjen edhe Mançesteri, humbet 2-1 në transfertë (VIDEO)

Aug 30, 2015 | 20:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Skuadrat e mëdha vijojnë të zhgënjejnë në Premier Ligën angleze. Pas humbjes së Çelësit një ditë më parë, Manchester United nuk mori dot asnjë pikë këtë të diel ndaj Swansea City.

Untitled-8

Edhe pse Manchesteri kaloi i pari në avantazh në minutën e ’48, vendasit përmbysën rezultatin në mitën e ’61 dhe ’66.

Premier Liga, fitojnë Man. Siti dhe Arsenal, humbin Çelsi dhe Liverpuli (VIDEO)

Kampionët në fuqi të Çelsit vazhdojnë të befasojnë me hapat false këtë sezon. Këtë javë, Çelsi i Zhoze Murinjos është mposhtur 1-2 në shtëpi nga Kristal Palas.

Crystal PalaceMiqtë kaluan në avantazh me anë të Sakosë, ndërsa vendasit barazuan me blerjen e re, sulmuesin Falkao. Mirëpo barazimi nuk zgjati shumë.

Një minutë më pas, ishte Uard që shënoi golin e avantazhit dhe vulosi fitoren e Kristal Palas.


Siti fiton 2-0 ndaj Uatfordit, konfirmohet në krye

Mançester Siti ka arritur fitoren e aktër sezonale në katër ndeshje kampionat. Skuadra e Pelegrinit mposhti 2-0 Uatfordin në shtëpi.

Golat e Stërling dhe Fernandinjo mjaftuan për Mançester Sitin që të merrte tri pikët dhe të mbajë vendin e parë me 12 pikë.


Liverpuli turpërohet nga Uest Hami

Uest Hami e ka nisur mirë sezonin  e ri të Premier Ligës. Pasi mposhti Arsenalin në javën e parë, skuadra londineze fitoi sot edhe ndaj Liverpulit.

Lanzini, Nobëll dhe Sako janë tre autorët e tre golave për Uest Hamin, i cili turpëroi Liverpulin në shtëpi me këtë fitore.


Autogoli i Koloçinit i jep fitoren Arsenalit

Arsenali ka mposhtur me fat në transfertë Njikasëllin me vetëm një gol. Dhe në fakt, ai nuk erdhi nga sulmuesit e “Topçinjve”, por nga një mbrojtës i Njukasëll.

Fabricio Koloçini me devijimin e tij ktheu në gol një gjuajtje të Aleks Okslaid-Çambërlein. Ky gol mjaftoi për Arsenalin që të merrte tri pikët.

REZULTATE DHE RENDITJE

Untitled-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura