Prej ditësh në kërkim, Nikola Gruevski befason me njoftimin në Facebook: I shpjegova se si filloi…

Nov 20, 2018 | 16:04
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh në arrati, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka njoftuar pak minuta më parë Në Facebook, se Hungaria ka pranuar kërkesën e tij për azil politik.10154138_10152287897462716_1487046294_n

“Sot Republika e Hungarisë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, iu përgjigj pozitivisht kërkesës time të paraqitur më parë për marrjen e azilit politik për shkak të persekutimit politik në Republikën e Maqedonisë.

Në kërkesën për azil politik, kam treguar se e kërkoj për përndjekje politike nga qeveria e re e udhëhequr nga partia SDSM.

Kam shënuar se qeveria dëshiron të heq lirinë time duke përdorur hapa dhe metoda jodemokratike.

I shpjegova se si filloi e gjitha, me fillimin e publikimit të materialeve të fituara në mënyrë të paligjshme audio, emërimi i një prokurori të posaçëm publik i cili u bë një mjet partiak i partisë sdsm, ashtu si gjykata, përshkroi të gjitha padrejtësitë, parregullsitë, diskriminimi, gjykimet dhe dënimet e ndërtuara, procedurat konkrete gjyqësore kundër meje dhe tortura që pas formimit të qeverisë së re, por edhe një numër bashkëpunëtorësh të tjerë, jap shembuj konkret dhe prova konkrete dhe përfundova me kërcënime të shumta të jetës sime”, ka shkrua ai ndër të tjera.

“Gjykata dhe prokuroria përdoren si një mjet politik i qeverisë për arritjen e qëllimeve politike dhe shantazhit.

Vendosa të ballafaqohem me gjithë këtë dhe me hapin tim për ta ngritur këtë çështje në një nivel më të lartë.

Unë kam vendosur të mos e përmbush dëshirën e SDSM… Kam vendosur të vazhdoj luftën për shkakun e republikës së Maqedonisë, në një mënyrë që unë mund ta bëj për momentin…”, shkruan Gruevski.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura