Precedenti i Thumanës / Pallati i klasifikuar i pabanueshëm me tulla silikate riklasifikohet dhe…. Banorët flasin për aferë korruptive: Janë hedhur miliona

Jul 2, 2020 | 21:05
SHPËRNDAJE

Alfred Lela/ Kryeministri Rama ka përuruar javën e shkuar nisjen e punimeve për lagjen e re në Fushë-Krujë, ku do të ndërtohen shtëpitë dhe pallatet e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

ZgRcmLIE

Një prej përfituesve pritej të ishin edhe banorët e 13 apartamenteve në një pallat në lagjen ‘Punëtori’ në Fushë-Krujë, i klasifikuar i pabanueshëm (DS4) dhe i markuar për shembje. Pak ditë pas vizitës së kryeministrit banorët janë përballur me një lajmërim të papritur sipas të cilit pallati i tyre nuk do të shembet, por do të rikonstruktohet, duke u ulur nga DS4 (shembje) në DS3 (rikonstruksion).

Banorët kanë kontaktuar redaksinë e gazetës “Panorama” me pretendimin se arsyeja e zhbërjes së vendimit të mëparshëm dhe riklasifikimi ‘rikonstruksion’ ka të bëjë me miliona lekë që, një biznesmen, pronar i tre dyqaneve në katin e parë u ka dhënë përfaqësuesve të Inspektoratit të Ndërtimit në Bashkinë Krujë dhe Institutit të Ndërtimit në Tiranë.

Një përfaqësues i banorëve i tha “Panoramës”, se ata i kanë nisur një peticion kryetarit të bashkisë Krujë, Artur Bushit.

Sipas tyre vendimin për kalimin në DS3 e ka marrë Instituti i Ndërtimit në Tiranë. Banorët theksojnë se kualifikimet inxhinjerike të pallatit kanë ndryshuar disa herë duke kaluar nga DS4 në DS3 dhe më pas sërish në DS4. Ditët e fundit pas vizitës së Ramës ka ndodhur shndërrimi më i fundit në shkallën DS3.

Banorët zotërojnë të gjithë dokumentacionin, dhe thonë se është absurde që në të njëjtin bllok po shemben pallate më pak të dëmtuara, në një prej tyre ka ende banorë, ndërsa kërkohet të rikonstruktohet pallati i tyre i njohur si i ‘Fabrikës së Çimentos’. “Pallati jonë është me tulla silikate, ashtu si dhe pallatet e shembura ku humbën jetë shumë familje në Thumanë”, thotë njëri prej banorëve në komunikimin me Panoramën. “Në të njëjtin bllok me ne do të shemben dy pallate të tjera me tulla të kuqe dhe do të lihet i yni me tulla silikatë, material për të cilin të gjithë ekspertët janë shprehur se janë më të dobëtat në ndërtimtari”.

Banorët theksojnë se nuk do të pranojnë t’i fusin fëmijët në pallatin e riksontruktuar, i cili sipas tyre duhet shembur sepse është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën. Ata shtojnë se kanë kontaktuar me kreun e njësisë administrative Fushë-Krujë, Xhemali Xhixha, dhe ai i ka mbështetur, por vendimi final pritet të merret në Bashkinë Krujë dhe Institutin e Ndërtimit në Tiranë.

Banorët thonë se i irriton fakti se, pikërisht ata që kanë ndërhyrë në katin e parë të pallatit për të hapur biznese, duke cenuar sigurinë e ndërtesës, kërkojnë që pallati të rikonstruktohet, duke u kërkuar për herë të dytë 15 familjeve që të rrezikojnë kokën për fitimet e një njeriu në biznes.

11 4 pallati ngjitur me banore ne te qe nuk do te shembet 5 8 10 pallati i klasifikuar ds4 9 kryqi ne hyrje te pallatti eshte ende ne hyrje edhe sot VYPOC702QTOTYMV6YVH8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura