Prapaskenat/ Topalli, Pollo dhe Tavo s’votuan nenin e ndërkombëtarëve

Jul 24, 2016 | 8:57
SHPËRNDAJE

Edhe pse ndryshimet kushtetuese të së enjtes arritën një numër historik votash, “Panorama” shkruan se nga zbardhja e procesverbaleve të votimit rezulton se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka qëndruar deklaratave të saj për cenimin e sovranitetit.

fax1

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha dhe pjesa tjetër e Grupit të PD-së votuan pro, ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, sipas procesverbalit elektronik, mësohet se nuk ka votuar “Aneksin B” të Kushtetutës, i cili parashikon rolin e Operacionit Ndërkombëtar në procesin e vetingut.

Ashtu si Topalli, këtë nen nuk e ka votuar as kryetari i Komisionit të Medias, demokrati Genc Pollo, ndërkohë që vota e tretë që nuk iu bashkua linjës së Grupit ishte ajo e Vangjel Tavos së LSI-së. Në total “Aneksi B” i Kushtetutës mori 137 vota pro dhe vetëm 3 deputetë nuk morën pjesë në votim.

Por, pavarësisht se tre deputetët nuk votuan këtë pikë të Kushtetutës së re, ata dhanë votën pro në parim dhe në tërësi, duke e çuar numrin e votave në 140, votimi më absolut i të gjitha kohërave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura