Prapaskenat/ Hënes: E paralajmërova Joakim Lëvin për Ozilin

SHPËRNDAJE

Uli Hënes ishte ndoshta kritiku më i ashpër i Mesut Ozil në momentin ku ky i fundit deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë me pretekstin se drejtuesit e federatës kishin shfaqur sjellje racizmi ndaj tij. Shkak u bë foto e tij me presidentin turk, Taip Erdogan. Hënes është shprehur në emisionin e famshëm gjerman “Frontura” se e kishte telefonuar trajnerin Joakim Lëv në kohën para se të startonte Botërori për ta këshilluar atë.

Uli Henes

“I kam thënë Lëvit që duhet të jetë më i vëmendshëm dhe të monitorojë me kujdes lojtarët. Lëv duhet të kishte udhëtuar më shpesh në Londër për ta parë të luante Ozil me Arsenalin, lojtari ka zhvilluar një sezon shumë të dobët”, u shpreh Hënes. Ozil ishte një nga lojtarët më të dobët në Botërorin e Rusisë

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakDëgjojeni Kim Mehmetin
Artikulli tjetërFlamurtari nuk ndalet në merkato, firmos edhe talenti i Kombëtares U-19

S'KA KOMENTE

Comments are closed.