Pranimet e reja, kriteret në të gjitha universitetet

Jun 29, 2016 | 17:00
SHPËRNDAJE

universiteti-politeknik-tiraneBie pesha e Maturës Shtetërore, kërkohet mesatare e dytë në disa degë

Mesatarja e gjimnazit dhe gruplëndëve, vendimtare për garën

Zbardhen kriteret që do t’u nënshtrohen maturantët, që janë tashmë në garë për t’u pranuar në një nga universitetet publike.
Ministria e Arsimit publikon kushtet që e çojnë ose jo një maturant drejt auditorëve të fakulteteve. Nga një vështrim i përgjithshëm, peshën më të madhe të vlerësimit e kanë tri vitet e shkollës së mesme.

Mesatarja e thjeshtë aritmetike e tri viteve dhe veçanërisht në disa grupe lëndësh, që përputhen me formimin e mëtejmë akademik, përbëjnë treguesit vendimtarë për maturantët. Tashmë ata e kanë mbyllur sfidën e tyre me dhënien e provimeve të Maturës. Me rëndësi është plotësimi i Formularit të Aplikimit në IAL, ku aplikantët do të rendisin dhjetë degë në universitete publike e private.

Por përpara se ta bëjnë këtë, ata duhet të konsultohen me tabelën e mëposhtme për të zgjedhur degën që dëshirojnë, bazuar në mundësitë reale që kanë për t’u pranuar në atë program. Pak javë më parë, qeveria ka vendosur notën mesatare dysheme 6 si kusht për të aplikuar, por kjo nuk ka ndalur disa universitete studimi të vendosin një mesatare të dytë. Me ligjin e ri të arsimit të lartë që aplikohet këtë vit për të parën herë, universitetet caktojnë kriteret, kuotat dhe tarifat për vitin akademik 2016-2017.

UNIVERSITETI I TIRANËS
Programet e studimit në gjashtë fakultetet e UT-së e përgjysmojnë peshën e vlerësimit midis notës mesatare të shkollës së mesme, ku përfshihet dhe ajo e provimeve të Maturës, si dhe notës mesatare të gruplëndëve që variojnë sipas degëve.

UNIVERSITETI POLITEKNIK
Për UPT-në, Matura Shtetërore shumëzohet me zero. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin një nga programet që ofron Politekniku, peshën më të madhe të vlerësimit e zë nota mesatare e gjimnazit me 70%, ndërsa 30% e kanë lëndët Matematikë, Kimi e Fizikë. Ky universitet së bashku me atë Bujqësor janë të vetmit që kanë ruajtur koeficientet sipas shkollave nga sistemi i aplikuar vitet e kaluara.

UNIVERSITETI BUJQËSOR
I vetmi universitet që nuk ka një formulë të caktuar, por dy kritere: merita dhe rëndësia. Ndërsa e para ka të bëjë me notën mesatare, kriteri i rëndësisë lidhet me koeficientin e shkollës, ku maturanti ka kryer gjimnazin. Një shumatore e të dyjave nxjerr fitues ata që kanë më tepër pikë.

UNIVERSITETI I MJEKËSISË
Nota mesatare e tri viteve të gjimnazit dhe ajo e tri provimeve me detyrim përbëjnë pjesën më të madhe të vlerësimit, 70%. Ndërsa 30%- shi ndahet mes rezultateve të lëndëve formuese të zhvilluara në gjimnaz: Kimi, Biologji e Fizikë.

Per te pare listen e plote klikoni ketu

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura