Pranga 38-vjeçarit shqiptar për fyerjen e dinjitetit seksual të dy turistëve

Oct 20, 2020 | 18:17
SHPËRNDAJE

Një burrë me origjinë shqiptare përfundoi në prangat e policisë greke në Ialyssos, ndërsa akuzohet fyerje të dinjitetit seksual.

policia greke

Sipas informacionit të marrë nga mediat lokale, 38 vjeçari shqiptari ishte në një lokal në zonë ku po argëtohej.

Në të njëjtin lokal ishin dy të huaj nga Anglia, të cilët u ankuan në polici se shqiptari mbante organet gjenitale ndërsa i shikonte.

Pas ankesës, policia lokalizoi dhe arrestoi 38-vjeçarin, i cili, siç u vërtetua, nuk kishte dokumente ligjore për qëndrimin e tij në Greqi.

Procedura e riatdhesimit ka nisur kundër shqiptarit të arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura